Prej këtij momenti, klientët që janë në fokus të organeve të prokurorisë janë përballur dukshëm me pushtetin shtetëror dhe të gjitha opsionet e tij, duke përfshirë edhe monopolin gjithëpërfshirës të përdorimit të forcës.
Si avokatë të mbrojtjes penale, ne formojmë kundërpeshën e kësaj. Pavarësisht nëse kjo fillon me një marrje në pyetje nga policia apo prokuroria, një kontroll, sekuestrim apo ndalim, dhe pavarësisht nëse ju, një i afërm apo i njohur keni rënë në vëmendjen e autoriteteve ligjzbatuese, fajtor apo jo, nevojitët mbrojtja penale profesionale.
Si specialistë në të drejtën penale, ne mund të shikojmë prapa në përvojën praktike shumëvjeçare dhe ne mbrojmë zbatimin e të drejtave dhe interesave tuaja me patremburin e duhur.
Në çdo fazë të procesit, por edhe më heret, sa më shpejt që është e mundur, ju duhet të pranoni mbrojtjën juridike.
Kundërbalanca ndaj shtetit duhet të ngrihet sa më parë dhe kjo nuk duhet dhe nuk do të konsiderohet asnjëherë në dëmin tuaj!
Mbrojtja është më premtuese në fazën e hershme të hetimit.
Në një vlerësim fillestar, ne do t’ju tregojmë mundësitë e një mbrojtjeje premtuese.