Dr. jur.
Stephan Prinz M.A.

Jurist dhe jurist i specializuar për të drejtën penale
Master i kriminalistikës dhe shkencave policore

E-Mail: prinz@pbclaw.de
Në raste urgjente: +49 (0)173 - 537 24 44

Ekspertizë

Si avokat i spezializuar për të drejtën penale, Dr. Prinz ka njohuri dhe përvojë të shkëlqyer në fushën e së drejtës penale.

 

Në kuadër të përfundimit me sukses të masterit në shkencat policore dhe kriminalistike, juristi Dr. Prinz si pjesë te studimeve, i cili zakonisht shërben si kualifikim për policët dhe hetuesit veçanërisht të kualifikuar, Dr. Prinz është marrë për një kohë të gjatë me punën dhe qëndrimin e „anës së kundërt“.

 

Këto njohuri e mundësojnë avokatin Dr. Prinz të mendojë për mentalitetin, synimet dhe hapat e ardhshëm hetimor të agjencive të zbatimit të ligjit. Ai studioi veprimet e agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në lidhje me taktikat dhe opsionet hetimore, dhe tregoi me sukses njohuritë e tij për këtë në provimin e tij master.

Sigurisht

Mbrojtja e suksesshme penale sot kërkon një specializim në të drejtën penale dhe ndërlikimet e saj. Pëveç kësaj, përvoja shumëvjeçare, këmbëngulja dhe trimëria e shoqëruar me ndjenjën e nevojshme të proporcionit çojne drejt suksesit.

Departamentet

Shërbimet e tij ligjore përqendrohen në ligjin për kundërvajtjet pronësore dhe narkotikët (BTMG), si dhe ligjin penal mbi taksat dhe ligjin penal komercial.

Gjuhët

Gjermanisht, Anglisht, Holandisht

Karriera

1991 - 1998

Studime juridike, Ruhr – Universität në Bochum

1999

Provimi i parë shtetëror në drejtësi, Zyra e Provimit Gjyqësor në Düsseldorf

2002

Provimi i dytë i ligjit shtetëror ne drejtësi, Gjykata e Lartë Rajonale në Düsseldorf

1998 - 2002

Bashkëpunim në advukaturen Menold and Aulinger, Essen

2000 - 2002

Bashkëpunëtor shkencor dhe asistent i Prof. Klaus F. Röhl, Fakulteti i Drejtësisë në Ruhr – Universität në Bochum

2003

Pranimi si avokat nga Oda e Avokatëve në Düsseldorf

2003

Themelimi i zyres ligjore Dr. Stephan Prinz M.A. në Essen - Rüttenscheid

2006

Dhënia e titullit akademik Dr. jur. nga fakulteti juridik i Universitetit Ruhr - Universität në Bochum

2007

Përvetësimi i diplomës master në kriminologji dhe shkenca policore në fakultetin juridik në Ruhr – Universität në Bochum

2008

Marrja e titullit avokat specialist për të drejtën penale, Oda e Avokatëve në Hamm

2009

Anëtar i bordit provues për diplomën master në kriminologji dhe shkenca policore, Fakulteti i Drejtësisë, Ruhr – Universität në Bochum

2016

Marrja persiper e zyrës për mbrojtje penale Lindemann në Gelsenkirchen